Flash News

KRYESORE

Atentat familjes shqiptare në Ekuador, policia: Janë të lidhur me viktimën Ilir Hidrin

Një atentat është kryer në Ekuador ndaj një familje shqiptare nga Kosova, raportojnë mediat e shtetit latin. Një burrë, i cili ishte edhe shoferi i makinës së blindur, është qëlluar me armë zjarri në momentin që gruaja e tij ka hapur xhamin për të pirë cigare. Në makinë ndodhej edhe vajza e tyre tre vjeç. Burri është qëlluar me të paktën katër plumba dhe ka marrë dëmtime në qafë dhe në këmbë, ndërkohë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gruaja dhe vajza e vogël nuk janë dëmtuar nga ngjarja, raporton Politiko.al.

Policia e qytetit të Guayaquil, ku ndodhi ngjarja, thotë se ka dyshime se atentati lidhet me trafikimin e kokainës. Familja shqiptare raportohet të ketë lidhje me Ilir Hidrin, shqiptari që u vra disa muaj në të njëjtin qytet. Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për rastin, por janë shprehur se në hetime është përfshirë edhe Interpol-i.

 

Të fundit