Flash News

KRYESORE

Atentat me bombë zv.presidentit të Afganistanit, humbin jetën 10 persona të tjerë

Atentat me bombë zv.presidentit të Afganistanit, humbin jetën 10

Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe të paktën 31 të tjerë mbetën të plagosur në një sulm me bombë në qendër të Afganistanit që kishte nën shënjestër zv.presidentin Amrullah Saleh.

Askush nuk e ka marrë ende përsipër autorësine e sulmit dhe Talibanët kanë mohuar përfshirjen.

Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahed theksoi se kryengritësit nuk ishin të përfshirë në asnjë mënyrë, duke thënë se "shpërthimi i sotëm në Kabul nuk ka asnjë lidhje me muxhahedinët e Emirateve Islamike", siç e quajnë Talibanët veten e tyre.

Amrullah Saleh ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi pësoi vetëm disa lëndime të vogla nga shpërthimi. Bomba ishte fshehur në një karrocë buzë rrugës dhe shpërtheu në momentin që autokolona e tij po kalonte pranë.

Saleh, i cili është gjithashtu ish-shefi i inteligjencës në Afganistan, tha në daljen e tij të parë televizive pas sulmit se ai ishte mirë dhe kishte pësuar vetëm djegie të lehta. Ai u shfaq në pamjet televizive me fasho nga njëra anë.

"Unë dhe djali im më i vogël që isht me mua jemi mire. Unë kam djegie të lehta në fytyrë dhe në dorë nga vala e shpërthimit. Nuk kam detaje të sakta tani, por ju kërkoj falje atyre që pësuan viktima  dhe humbën të afërmit në shpërthim”, tha ai.

Zëdhënësi i tij, Razëan Murad, e quajti sulmin një "përpjekje të egër terroriste" mbi jetën e Saleh.

Ministria e Brendshme thotë se bomba shpërtheu ndërsa autokolona e Saleh po kalonte nëpër një pjesë të Kabulit me dyqane që shesin bombola gazi për përdorim në ngrohjen e shtëpive dhe gatimin.

Shpërthimi la pas një skenë shkatërrimi ku të paktën 10 dyqane po digjeshin pas shpërthimit.

Përfaqësuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Deborah Lyons, tha se ajo ishte "e lehtësuar kur dëgjoi" që Saleh i kishte mbijetuar sulmit. Lyons shtoi se ajo ishte tronditur nga numri i lartë i viktimave civile, kryesisht kalimtarë.

"Fajtorët duhet të përballen me drejtësinë," shtoi ajo.

Uashingtoni ka rritur presionin mbi të dy palët për të filluar bisedimet. I dërguari i paqes i Amerikës Zalmay Khalilzad është në Katar, ku Talibanët mbajnë një zyrë politike, duke u përpjekur të fillojnë negociatat.

Negociatat, të njohura si bisedime brenda-afgane, ishin parashikuar si pjesë e një marrëveshje paqeje që ShBA nënshkruan me Talibanët në Katar në shkurt për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Marrëveshja SHBA-Taliban lejon daljen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani. Sidoqoftë, tërheqja e trupave amerikane, e cila tashmë ka filluar, nuk varet nga suksesi i bisedimeve brenda-afgane, por përkundrazi nga angazhimet e Talibanëve për të luftuar kundër grupeve të tjera militante, si grupi i Shtetit Islamik , dhe për të parandaluar Afganistanin që të jetë arena e inskenimit për sulme kundër ShBA-ve dhe aleatëve të saj.

Të fundit