Flash News

KRYESORE

Atentat me kallashnikov automjetit në lëvizje, shpëton drejtuesi

Atentat me kallashnikov automjetit në lëvizje, shpëton drejtuesi

Persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i bëjnë atentat një 33-vjeçari pasditen e sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Ata kanë qëlluar me armë zjarri, kallashnikov, të paktën 25 herë, në drejtim të një automjeti, që ishte në lëvizje.

Makina drejtohej nga shtetasi Romario Alliraj, i cili pasi është qëlluar ka humbur drejtimin e Golfit me targa AA 864 SV duke dalë nga rruga.

Fatmirësisht, 33-vjeçari ka pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta, duke mundur t’i mbijetoi sulmit me breshëri kallashnikovi.

Të fundit