Flash News

KRYESORE

Atentat ndaj Ervis Martinajt në ish-Bllok, 36 vjeçari njihet si “i forti” i Tiranës

Atentat ndaj Ervis Martinajt në ish-Bllok, 36 vjeçari njihet si

Është identifikuar një prej të plagosurve në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Ervis Martinaj, i cili njihet edhe si “i forti” i kryeqytetit.

36 vjeçari ka mbetur i plagosur së bashku me shtetasin Redi Popeskun, ndërkohë emri i personit që ka vdekur nga plumbat nuk është bërë ende publik.

Atentati ka ndodhur në rrugën ‘Ibrahim Rrugova’, e cila në këtë orar është mbingarkuar nga trafiku i makinave.

Forca të shumta të policisë dhe ambulanca ndodhen aktualisht në zonën më të frekuentuar të kryeqytetit.

Lexo një profil më të plotë: Atentat në ish-Bllok/ Kush është Ervis Martinaj; nga kërcënimi i biznesmenit te lotaritë e palejuara në Tiranë

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Video/ Publikohen pamjet nga vrasja në ish-Bllok

[video width="640" height="1130" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/video-1538684434.mp4"][/video]

Të fundit