Flash News

KRYESORE

Atentat në ish-Bllok/ Kush është Ervis Martinaj; nga kërcënimi i biznesmenit te lotaritë e palejuara në Tiranë

Nga një atentat në ish-Bllok mbëmjen e  sotme ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 2 të tjerë.  Viktima dyshohet se është pronari i një lokali në atë zonë, ndërsa raportohet edhe për dy persona të tjerë të plagosur. Deri më tani nuk konfirmohet emri i viktimës, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si Ervis Martianj dhe Redi Popesku.

36-vjeçari Ervis Martinaj nuk është një emër  i dëgjuar dhe më parë për përfshirjen në sherre e në çështje të bujshme.

Kush është Ervis Martinaj:

Ervis Martinaj, me origjinë nga Burreli, 36-vjeçar, është një emër mjaft i njohur për Policinë.  Ai ka qenë i dënuar  me 1 vit e 4 muaj për në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015.

Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit. Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit.

36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë.

Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit. /Politiko.al/

Atentat ndaj Ervis Martinajt në ish-Bllok, 36 vjeçari njihet si “i forti” i Tiranës

Video/ Publikohen pamjet nga vrasja në ish-Bllok

[video width="640" height="1130" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/video-1538684434.mp4"][/video]

Të fundit