Flash News

KRYESORE

 Atentat në një lokal në Krujë, qëllohen me armë zjarri dy persona

 Atentat në një lokal në Krujë, qëllohen me

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri në një lokal në Krujë.

Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se një person ka hapur zjarr në drejtim të dy personave duke i lënë të plagosur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se të plagosurit janë Ramazan Shullazi dhe Genc Goga. Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë nisur drejt spitalit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit.

Të fundit