Flash News

KRYESORE

Atentat në Shkodër; u qëllua me breshëri automatiku nga vëllai i shokut, ndërron jetë 23-vjeçari (FOTO)

Një 23- vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mësohet se, viktima është Gledis Kraja. 23-vjeçari ka ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të këtij qyteti si pasojë e plagëve të marra në trup, ndërkaq ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një marketi në lagjen Perash.

Pas hetimeve, Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, Sebastian Smakaj,dhe ka shpallur në kërkim vëllain e vogël të tij, Stjuart Smakaj.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes që çuan në vrasjen e të riut, pasi mësohet se vëllai i autorit të ngjarjes, Sebastian Smakaj, ka qenë shok i ngushtë me viktimën. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se të shtënat me automatik ka ndodhur nga një mjet në drejtim të 23-vjeçarit.

Fillimisht Kraja ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Njoftimi paraprak i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe  grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

[caption id="attachment_407007" align="alignleft" width="450"] viktima[/caption]

Të fundit