
Biznesmenit Bujar Lika, rreth 37 vjeç, iu bë atentat përpara një hoteli në rrugën dytësore Laç-Mamurras, ku si pasojë e breshërisë së armëve mbeti i vdekur në vend.
Të plagosur nga të shtënat mbetën edhe 21 vjeçari Kreshnik Tusha dhe Paulin Gjergji, i cili ka humbur jetën në spitalin e Traumës ku ishte transportuar.
Dyshimet e para të policisë janë për një konflikt të hershëm, ndërsa bëhet me dije se atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.
Mësohet se rreth 30 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa shtetasi Kreshnik Tusha ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë gjatë mbrëmjes së shkuar:
Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Pamje nga vendngjarja