Flash News

KRYESORE

Atentate mafioze, pengmarrje dhe kërcënime; ministri Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë

Atentate mafioze, pengmarrje dhe kërcënime; ministri Xhafaj mbledh me

Pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku u qëllua me kallashnikov shtëpia e gazetares Klodiana Lala dhe u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të angazhohen maksimalisht në luftën ndaj krimit, i cili po kërcënon sigurinë dhe rendin publik.

Po ashtu, Xhafaj u ka kërkuar vartësve të tyre rezultate konkrete nga te gjithe strukturat, hetim të shpejtë dhe te gjithanshem si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese.

Të fundit