Flash News

KRYESORE

Atentatet në vend, Hoxha: Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit, të rinj po u zënë vendin

Atentatet në vend, Hoxha: Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Byro Politike” gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin e ndodhur në Elbasan për Ardjan Çapjan.

Sipas tij  tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe se vendi i tyre po zihet nga disa të rinj.

“Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika. Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atentati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm. Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se ngjarjet e ndodhura janë vijim i ngjarjeve të nisura më herët.

“Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta”, u shpreh Hoxha.

Të fundit