Flash News

KRYESORE

Atentati, forca speciale në Lushnjë, Çako mbledh urgjentisht drejtuesit e policisë

Atentati, forca speciale në Lushnjë, Çako mbledh urgjentisht

Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë. Mësohet se Çako ka mbledhur strukturat lidhur me ngjarjen në fjalë. Sakaq, në vendin e krimit ndodhen forcat RENA. Nga atentati humbeën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ndërkohë që personi i tretë është identifikuar Marius Xhepexhiu, 26-vjeç, ndërsa është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për jetën.  

Sakaq, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, automatik. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Shtetit jep informacione zyrtare për ngjarjen e rëndë që tronditi sot qytetin e Lushnjës ku mbetën të vrarë dy të rinj dhe u plagos rëndë një tjetër.

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

 

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

 

Të fundit