Flash News

KRYESORE

Atentati/ Gazetarja zbardh detajet: Pak para shpërthimit, Prend Gjini parkoi makinën me eksploziv te një spital dhe universitet privat në Tiranë

Atentati/ Gazetarja zbardh detajet: Pak para shpërthimit, Prend Gjini

Gazetarja Klodjana Lala ka zbardhur detaje nga itinerari i Prend Gjinit referuar kamerave të sigurisë deri në momentin e shpërthimit të automjetit me lëndë plasëse te ‘Vasil Shanto’.

Sipas Lalës te ‘Real Story’,  Gjini erdhi nga Lushnja dhe para shpërthimit në automjet ka parkuar më herët në një spital privat dhe universitet po privat në Tiranë, duke nënkuptuar se mesazhi i autorëve ka qenë i qartë, për të arritur objektivin në mënyrë spektakolare.

“Nga kamerat e sigurisë të verifikuara sot Prend Gjini erdhi Nga Lushnja dhe qëndroi për një kohë të konsiderueshme në një spital privat në Tiranë. Aty ka parkuar automjetin.

Pasi u largua prej aty, ai ka shkuar në një universitet privat në Tiranë, por ai nuk ka qëndruar gjatë, ku edhe aty ka parkuar automjetin. Pra, personat që kanë bërë shpërthimin e telekomanduar e kanë patur të qartë se ku do të bëjnë shpërthimin. Në dijeninë time sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme. Më shqetëson mënyra e atentatit, orari, zona e frekuentuar në Tiranë. Ka qenë edhe një 14-vjeçar kalimtar që u plagos nga shpërthimi.

Është një nga akset me qarkullimin më të madh në Tiranë dhe mund të kishte krijuar pasoja të rënda. Kjo e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Do jetë e vështirë për të shkuar te urdhëruesi. Në raste të tilla nuk ndëshkohet urdhëruese. mund të kemi një vijim të kaluarit të ngjarjeve”, u shpreh gazetarja.

Të fundit