Flash News

KRYESORE

Atentati mafioz në Elbasan, dy prej viktimave janë xhaxha e nip, u vranë kur po ktheheshin nga festa familjare

Atentati mafioz në Elbasan, dy prej viktimave janë xhaxha e nip, u

Lajmi i përditësuar

Zbardhen detaje të reja sa i takon ngjarjes së mbrëmshme në Elbasan. Tre persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP, në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Nga breshëria e kallashnikovit u ekzekutuan Endrit Dylgjeri 34 vjeç, Arben Dylgjeri, 56 vjeç të dy nga Elbasani, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Mësohet se dy prej viktimave Endrit Dylgjeri dhe Arben Dylgjeri kishin lidhje fisnore me njëri-tjetrin dhe ishin xhaxha e nip, ndërsa shtetasi turk mendohet se ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave.

Autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve për pazare droge, jashtë Shqipërisë.

Kjo pasi viktimat kishin pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri, dhe mbrëmë po ktheheshin bashkë me familjarët e tyre nga një festë e përbashkët.

Të fundit