Flash News

KRYESORE

Atentati mafioz në Tiranë, viktima kishte ndryshuar emrin, sot mbante në brez dy pistoleta. Ku përmendej emri i tij

Zbardhen te tjera detaje nga vrasja qe tronditi kryeqytetin kete te hene. Nje 41-vjeçar i identifikuar nga Policia si Devi Kasmi, eshte qelluar me 5 plumba, 4 nga te cilet e kane prekur ne trup dhe i kane shkaktaur vdekjen e menjehereshme.

“Panorama”, meson se policia gjeti ne vendin e ngjarjes 2 pistoleta te cilat viktima i mbante ne brez.

Ndersa per autorin, burimet thane se ka perdorur nje motor te shtrire per t’u larguar nga skena e krimit dhe ka pasur nje skafander ne koke per te fshehur identitetin.

Burime te sigurta thane per “Panorama” se viktima njihet si person me precedente penale dhe eshte perfolur si i perfshire ne vrasjen e Franc Konomit, por asnjehere nuk eshte provuar autoresia e tij.

Devi Kasmi quhej se fundmi 41-vjecari i cili e kishte nderruar emrin qe kishte me pare, Defrim.

Franc Konomi konsiderohej si një nga vrasësit e kreut të bandës së “Rrugës Bardhyl”, Gaz Muça.

Burimi:http://www.panorama.com.al/atentati-mafioz-ne-tirane-viktima-kishte-ndryshuar-emrin-sot-mbante-ne-brez-dy-pistoleta-ku-permendej-emri-i-tij/

Të fundit