Flash News

KRYESORE

Atentati mafjoz në Vlorë ndaj drejtorit të OSHEE dhe biznesmenit, shoqërohen në polici 15 persona

Atentati mafjoz në Vlorë ndaj drejtorit të OSHEE dhe biznesmenit,

Të paktën 15 persona janë shoqëruar në polici pas krimit makabër në qytetin e Vlorës ku mbetën të vdekur drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Roland Saliu dhe pronarit të televizionit‘Vlora Channel’, Erven Hyseni. 

Sipas policisë personat e shoqëruar në komisariat janë të dyshuar që mund të kenë dijeni ose lidhje me vrasjet.

Po ashtu behet me dije se policia ka marrë në pyetje dëshmitarë dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në momentin e atentatit.

Kamerat e lokalit te “Hotel Vlora” kanë fiksuar një person i cili me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri dhe më pas është larguar duke përfituar nga rrëmuja.

Të fundit