Flash News

KRYESORE

Atentati me armë në Durrës, plagoset edhe kunati i Lul Berishës

Atentati me armë në Durrës, plagoset edhe kunati i Lul

Dy persona u plagosën ditën e sotme nga një atentat me armë në Durrës. Ata janë Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Julian Meçaj, anëtar i Bandës së Durrësit.

Të dyve iu bë atentat në rrugën e re të ish kënetës, ndërsa kanë qenë duke udhëtuar nga Maminasi në Durrës.

Sipas burimeve nga policia, persona të paidentifikuar i zunë pritë e më pas qëlluan në drejtim të mjetit “Range Rover”. Meçaj mori tri plumba në trup, kurse Dervishaj u plagos në këmbë.

Meçaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është akuzuar për disa vepra penale por në asnjë moment nuk është shpallur fajtor.

Policia gjeti një makinë të djegur, e cila mendohet se u përdor nga autorët e krimit.

Të fundit