Flash News

KRYESORE

Atentati me eksploziv në kryeqytet, prindërit e Preng Gjinit largohen nga shtëpia në Rrëshen

Atentati me eksploziv në kryeqytet, prindërit e Preng Gjinit largohen

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e djeshme në Tiranë, ku Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të eksplozivit që ishte vendosur në gomën e parë të automjetit që ai ndodhej.

Mësohet se prindërit e 51-vjeçarit , të cilët jetonin në Rrëshen, kanë ikur në Tiranë.

Gjini, që pas vrasjes së vëllait në vitin 2019 kishte bërë dokumentet dhe kishte dërguar bashkëshorten dhe dy fëmijët në Amerikë, për të qenë më të sigurt ndërkohë që vetë jetonte në Shqipëri duke u fshehur.

Nga ana e policisë janë kryer kontrolle të shumta në banesat e të dyshuarve, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona të familjes Reçi.

Sipas forcave xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshohet se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv, e cila ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

Gjithashtu bëhet me dije se makina me të cilën po lëvizte Gjini ishte në pronësi të kushëririt të tij, ndaj dhe eksplozivi ishte vendosur në anën e pasagjerit, pasi atentatorët kanë hamendësuar se ai do të ulej në sediljen krah shoferit.

Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja e 51-vjeçarit Preng Gjini paraqitet jashtë rrezikut për jetën, teksa dëmtimet më të mëdha i ka marrë në pjesën abdominale.

Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, Gjini nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Ai kryente levizjë shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Dy të plagosurit e tjerë që ishin kalimtarë, italiani dhe 14 viecari kanë lënë spitalin. Nga familja Reçi, disa persona janë shoqëruar në polici, por ende nuk ka prova kundër tyre.

Të fundit