Flash News

KRYESORE

Atentati me eksploziv te ‘Vasil Shanto’, i plagosur mbeti vëllai i Armando Gjinit, i njohur si ushtari i Met Kananit

Atentati me eksploziv te ‘Vasil Shanto’, i plagosur mbeti

Identifikohet personi ndaj të cilit iu bë atentat me lëndë eksplozivi pasditen e sotme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se në automjetin e përfshirë në shpërthim me eksploziv udhëtonte Prend Gjini, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Bëhet fjalë për vëllain e Armando (Tonin) Gjini, i njohur ndryshe si pjesëmarrës në grupin e Met Kananit, baronit të drogës.

Armando Gjjini u ekzekutua në gusht të 2019-ës në Rrëshen.

Madje, disa muaj para vrasjes së tij, Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sedilje, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Gjini deklaroi në atë kohë se kishte marrë makinën tip ‘Benz’ me targa ‘AA334 UJ’ për të dërguar fëmijë në shkollë dhe se pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, ka munduar ta diktojë vetëm pasi është rikthyer në banesë.

Ndërkohë, atentati i sotëm ndaj Prend Gjinit mendohet se ka lidhje pikërisht me të shkuarën e vëllait të tij, për motive hakmarrjeje.

 

Të fundit