Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj 22-vjeçarit nga Durrësi në Itali: Si i shpëtova breshërisë së plumbave

Atentati ndaj 22-vjeçarit nga Durrësi në Itali: Si i

Breshëritë e plumbave në drejtim të 22 vjeçarit nga Durrësi mund të kishin qenë fatale për të. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Savona, ku i plagosur mbeti 22 vjeçari me iniciale S. R, 22.

Durrsaku shpëtoi për fat nga vdekja, pasi në nxitim e sipër u fut në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi të strehohej, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Shqiptari është transportuar në spital, ndërsa plumbat e kanë zënë vetëm në pjesën e këmbës. Autorët ende të paidentifikuar e kanë ndjekur dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të shqiptarit.

‘Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, ndërsa autorët i kisha nga pas”- ka thënë shqiptari në dëshminë e tij paraprake. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

 

Të fundit