Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Atentati ndaj biznesmenit/ Nga hakmarrja për një vrasje te borxhet dhe konflikti me vëllanë. Dyshimet e policisë
Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë, Tofik Hyka është qëlluar me plumba në kokë dhe pranë zemrës, por ka shpëtuar mrekullisht. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve okularë, në momentin e krimit, 56-vjeçari ishte në një lokal në shoqërinë e një mikut të tij. Menjëherë pas krimit të rëndë, që tronditi jo vetëm banorët e zonës, Hyka u dërgua në Spitalin e Traumës. Ishin dëshmitarët okularë ata që njoftuan uniformat blu për të shtënat me armë dhe se në lokal kishte mbetur një i vrarë. Nga hetimet paraprake, por edhe sipas dëshmitarëve, objektivi u qëllua nga dy persona të cilët ndodheshin në një motor. Me të marrë sinjalin, në vendin ku u raportua për ngjarjen mbërritën forcat e policisë, duke ngritur edhe pika të shumta kontrolli. Ndonëse nga telefonata në polici ishte raportuar se bëhej fjalë për një të vrarë, vetëm pak minuta pas krimit, njëri prej mjekëve të Spitalit të Traumës tha se Hyka kishte marrë dy plumba, një në kokë e një tjetër në gjoks, në afërsi të zemrës, dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia është duke e hetuar atentatin e përgatitur ndaj biznesmenit Hyka në 3 pista. Sipas burimeve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm në biznes, për shkak të borxheve të mundshme që ai mund të ketë pasur në kohën që ishte pronar i fabrikës në Vorë, apo përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme. Mësohet se Hyka ishte detyruar ta mbyllte fabrikën e tullave për shkak të borxheve të shumta dhe problemeve që kishte me pagesat e punëtorëve. Pista tjetër e hetimit lidhet me gjakmarrjen, pasi në vitin 1995 ai është përfshirë në vrasjen e Dritan Avdulit, i njohur si i forti i Shijakut, i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi. Kjo ngjarje u pasua me një seri vrasjesh ndër vite. Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eliminohej në mes të Shijakut nga djali i xhaxhait të Dritan Avdylit. Ndërsa disa vite më pas, Durim Kusi do të eliminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait të Dritan Avdylit. Në atë kohë, Hyka u dyshua si porositësi i vrasjes. Ndërkaq, burimet e sipërpërmendura thanë dje për “GSH” se atentati ndaj Hykës mund të jetë përgatitur edhe për shkak të ndonjë konflikti që ai mund të ketë pasur në Francë kohët e fundit, aty ku jeton prej disa vitesh.
Policia e Tiranës shoqëroi për të marrë në pyetje mbi 20 persona. Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan dje, se të shoqëruar ishin dëshmitarët okularë, miku me të cilën Tofik Hyka ishte duke pirë kafe, si dhe persona që dyshohet të jenë të përfshirë në krim. Sipas të njëjtave burime mësohet se dëshmitarët okularë që panë skenën e ngjarjes, ku 56-vjeçari mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ishin të shumtë. Ata pohuan në polici se pranë lokalit u afrua një motor në të cilin ndodheshin dy persona me skafandra, dhe pasi qëlluan me armë teksa ishin në ecje, u larguan menjëherë prej andej. Në polici dëshmoi edhe miku me të cilën Hyka ishte duke pirë kafe në verandën e lokalit. Ai ka treguar se ishte me Tofikun duke konsumuar kafen e mëngjesit dhe se nuk mundi t’i shohë personat që e plagosën 56-vjeçarin para syve të tij. I tronditur, ai ka treguar se pa kur i njohuri i tij po mbulohej nga gjaku dhe se i kërkoi ndihmë për ta dërguar në spital. Ndërkaq, mes të shoqëruarve në polici kishte edhe persona që u kapën në afërsi të stadiumit, si të dyshuar për krimin e rëndë. Ndonëse ata nuk kanë pranuar të jenë të përfshirë në ngjarje, burime pranë policisë pohuan se kanë dyshime që njëri prej të shoqëruarve të jetë njëri prej agresorëve.
Konflikti
Biznesmeni që mbeti dje i plagosur me plumb në kokë e afër zemrës, ka pasur edhe një konflikt pronësie me vëllain e tij Sinan Hyka. Ky i fundit, më datë 14 qershor të vitit 2012, ka bërë një padi civile në Gjykatën e Tiranës ndaj vëllait të tij, Tofikut. Ai kërkonte që të njihej si pronar i një toke me sipërfaqe 350 metra katrorë në fshatin Lalm të Tiranës. Gjykata vendosi që Sinani të njihet si pronar i pjesës së tokës që i takon. Por këtë vendim, Tofik Hyka e ankimoi në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në 2014-ën u vendos që Sinani të jetë pronar i tokës që i takonte. Gazeta Shqiptare
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38