Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj Çapjas, detaje të reja nga hetimi: Identifikohen targat e makinës së autorëve, deri tani 20 të shoqëruar  

Atentati ndaj Çapjas, detaje të reja nga hetimi: Identifikohen

Zbardhen detaje të reja nga atentati i një dite më parë në ndaj Ardian Çapjas, pranë banesës së tij në Elbasan.

Sipas ‘news 24’, deri tani janë shoqëruar 20 persona që kanë dijeni mbi ngjarjen, por ende asnjë i dyshuar, si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.

55-vjeçari u qëllua me një plumb në shpatull dhe është në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

15 minuta pas ngjarjes, policia gjeti mjetin e djegur të autorëve të dyshuar në Fushë Mbret, brenda së cilës edhe arma e krimit.

Sipas ekspertëve, Çapja mund të jetë qëlluar nga një snajper me silenciator. Kjo, pasi në mjet u gjet edhe një silenciator i çmontuar.

Po ashtu, ekspertët kanë mundur të identifikojnë targat e makinës, që rezultoi e vjedhur një vit më parë në Krujë.

Mësohet se targat AA821 MD i përkasin një makine Citroen C3.

Të fundit