Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetarja zbulon detaje pas arrestimit të nipit të deputetit socialist: Edhe dy persona të tjerë pranë hetimit

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetarja zbulon detaje pas arrestimit të nipit

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arrestimi i Redian Rrajës, i dyshuari që u vu sot në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoji.

Në studion e ‘Real Story’ Lala tha se Redian Rraja u tradhëtua nga një palë syze që u gjetën në makinën e braktisur të autorëve të atentatit, që sipas Lalës përkonin me ato të Rrajës (provuar nga shenjat e gishtave). Po ashtu gazetarja shtoi se edhe dy persona të tjerë janë pranë hetimeve, por emrat nuk bëhen me dije.

 “Është bërë një search në database dhe përputheshin me syzet e automjetit. Rraja ka pretenduar që ska lidhje me ngjarjen.

Ka edhe të dhëna të tjera. Qelizat e telefonit. Automjeti u ndalua pas atij të Ndojës. Janë edhe dy persona të tjerë që janë pranë hetimit. Nuk kemi emra konkretë apo të dyshuar. Janë ushtruar kontrolle në disa banesa. Sipas hetuesve Rraja nuk ka vepruar për llogari të vetë por për llogari të kriminelëve.

Ky hetim mund të konsiderohet i përfunduar kur të kemi prapa hekurave  njerëzit që urdhëruan krimin”-tha Lala.

Të fundit