Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj prokurorit, KLP letër Arta Markut: Nisni hetim disiplinor ndaj Arjan Ndojit

Atentati ndaj prokurorit, KLP letër Arta Markut: Nisni hetim disiplinor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Përmes një letre drejtuar kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, KLP kërkon të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorit me qëllim vërtetimin nëse Ndoji ka kryer shkelje disiplinore, pasi ka deklaruar se drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme

“Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme. Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 160/5 i Ligjit 96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkon nga ana Juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në letrën e KLP.

Të fundit