Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet si i dyshuar nipi i deputetit të PS

Pak ditë pas atentatit të bujshëm që ndodhi në Shkozet të Durrësit, ku u plagosën prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit, policia ka arrestuar një person të dyshuar se ka lidhje me ngjarjen.

Bëhet fjalë për Redjan Rraja, i cili është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Nga të dhënat e para, Rraja nuk ka pranuar asnjë përfshirje në atentat.

Makina që ata udhëtonin u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje, duke u shkaktuar atyre plagosjen.

Deputeti Rrahman Rraja

Të fundit