Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, tri pikat ku janë përqëndruar hetimet; ‘Rrumi i Sukthit’ nuk është marrë ende në pyetje

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, tri pikat ku janë përqëndruar

Dy ditë pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit në Durrës në automjetin ku u plagosën prokurori Arjan Ndoj, shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Laho i njohur me disa pseudonime si ‘Rrumi i Sukthit’, apo ‘Landi i Shijakut’, ky i fundit nuk është marrë ende në pyetje lidhur me ngjarjen.

Ai është po ashtu njëri nga objektivët e dyshuar të atentatit, veç prokurorit Ndoja. Sipas TCH, tri janë pikat ku janë përqëndruar hetimet për momentin, te dëshmia e Rrumit të Sukthit, ekspertiza e policisë shkencore lidhur me automjetin e braktisur i gjendur rreth një orë pas atentatit në Ishëm, si dhe këqyrja e kamerave të sigurisë të restorantit ku Ndoja deklaroi gjatë dëshmisë se kishte drekuar para atentatit, për të hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen.

Ndoj nga ana tjetër insiston se nuk është ai shënjestra e atentatit, ndërsa paralelisht po punohet edhe për pistën se shënjestra mund të ketë qenë Landi i Shijakut, i njohur si miku i prokurorit dhe i skeduar disa herë nga policia. Po ashtu, 48-vjeçari ka qenë i dyshuar edhe për konflikte pronash në Gjirin e Lalëzit, dhe si një ndër dhunuesit e biznesmenit amerikano-libanez Fadi-Mitri disa vite më parë.

Të fundit