Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj ‘të fortit' të Shkodrës, policia jep detaje: U arrestuan dy persona

Atentati ndaj ‘të fortit' të Shkodrës, policia jep

Drejtori i policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka, në një dalje për mediat, ka bërë të ditur arrestimin e dy autorëve të cilët dyshohet se organizuan atentatin në këtë qytet, në datën 13 janar 2018, ku mbetën të plagosur 8 persona.

Endri Çopja 29 vjeç dhe Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan janë personat e arrestuar për të cilët Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masë sigurie “Arrest në burg, në mungesë”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryera në bashkëpunim.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit””, u shpreh kryepolici Shkodrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

 

 

Të fundit