Flash News

KRYESORE

Atentati në Durrës/Edison Harizaj pronar i një kompleksi te “Uji i Ftohtë”, pse njihej me nofkën “Edi faqedjeguri”

Atentati në Durrës/Edison Harizaj pronar i një kompleksi te

Mbrëmë mbeti i vdekur në një atentat me armë zjarri, Edison Harizaj, i njohur edhe si miku dhe anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

Bashkë me të u qëllua në automjetin e tyre tip ‘Audi’ edhe Genci Caca, i cili mbeti i plagosur.

Mësohet se Harizaj njihej si pronar i kompleksit “Oslo” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe njihej me nofkën ‘Edi faqedjeguri”.

Kjo për shkak se në njërën faqe kishte një njollë të dukshme, pasi në moshë të vogël kishte pësuar djegie.

Harizaj njihej si një person me precedentë të shumtë kriminal, ishte i dënuar për vrasje dhe dyshohej se kishte lidhje me zhdukjen e Albano Xhfaerrit në Vlorë disa javë më parë.

Të fundit