Flash News

KRYESORE

Atentati në Durrës/ Në vendngjarje u gjetën 50 plumba, është qëlluar me dy armë të ndryshme

Atentati në Durrës/ Në vendngjarje u gjetën 50 plumba,

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës ku humbi jetën Edison Harizaj ndërsa Genci Caci mbeti i plagosur por humbi jetën ditën e sotme në spital.

‘Ora News’, duke ju referuar burimeve pranë grupit hetimor thotë është qëlluar me dy armë të ndryshme kallashnikovi, duke derdhur mbi 50 plumba në drejtim të tyre.

Ekspertët dyshojnë se viktimat janë ndjekur nga një makinë dhe për të shmangur ndjekjen, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada pranë lagjes 13 në qytetin e Durrësit.

Pikërisht në këtë zonë autorët i kanë derdhur breshëri mbi makinën ku ndodhej Edison Harizaj për më shumë se 30 metra në lëvizje.

Siç tregojnë edhe pamjet filmike, plumbat janë përqendruar kryesisht në derën e shoferit, ku ndodhej Harizaj.

 

Të fundit