Flash News

KRYESORE

Atentati në Elbasan, shënjestra ishte Ardian Çapja; ngjarja në të njëjtën rrugë ku u përplas me policinë një vit më parë

Atentati në Elbasan, shënjestra ishte Ardian Çapja; ngjarja

Shënjestër e atentatit të dështuar sot në Elbasan dyshohet të ketë qenë Ardian Çapja. Ai ka qenë pranë banesës kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga një makinë, e cila është djegur më pas nga autorët.

Çapja ishte nën shoqërinë e nipit dhe asnjë prej të dyve nuk është lënduar nga plumbat.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Emin Matraxhiu”, ku më 8 qershor të 2016-ës Ardian Çapja u përfshi në një konflikt të armatosur me dy efektivë policie, të cilët ishin të veshur si civil. Pak ditë pas asaj ngjarje, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Çapjas, por më pas është lënë i lirë.

Fisi Çapja ka një histori të gjatë konfliktesh në Elbasan me viktima të shumta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu” Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se: Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve. Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të fundit