Flash News

KRYESORE

Atentati në ish-Bllok/ Viktima ishte shpallur në kërkim nga policia, zbardhet akuza

Atentati në ish-Bllok/ Viktima ishte shpallur në kërkim nga

Fabiol Gaxha, i cili mbeti i vrarë nga një konflikt me armë mbrëmë në zonën e is-Blloku, duket se ishte një person i shpallur në kërkim nga Policia prej muajit gusht të këtij viti. Më 28 gusht, Gaxha ka plagosur me katër plumba një 30 vjeçar, shtetasin Andi Spahiu, i cili iu ka mbijetuar plagëve.

Sipas njoftimit të policisë, thuhej se pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit, me inicialet F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", shkruhej në njoftimin e policisë.

 

Të fundit