Flash News

KRYESORE

Atentati në Lezhë, gjendet e djegur një makinë e vjedhur

Atentati në Lezhë, gjendet e djegur një makinë e vjedhur

Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të minutave më parë.

Një person mbeti i plagosur në Lezhë mbrëmjen e sotme si pasojë e një atentati me armë zjarri. Sipas informacioneve nga vendngjarja, News 24 bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë.

I plagosur me plumb në këmbë dhe në shpatull ka mbetur Arben Gjini. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Të fundit