Flash News

KRYESORE

Atentati në Lezhë/ Reagon Bashkia: Nuk ka asnjë lidhje me punën tonë

Atentati në Lezhë/ Reagon Bashkia: Nuk ka asnjë lidhje me

Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës “Ford Focus”, me të cilën udhëtonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe Bashkia Lezhë, duke i bërë apel policisë të kapë autorët dhe shton se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre.

Reagimi i Bashkisë:

Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.

Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.

Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Të fundit