Flash News

KRYESORE

Atentati në Lungomare, reagojnë dy ish-deputetët e Vlorës: Sezoni turistik u hap me të plagosur, policia lufton kritikët e Ramës

Atentati në Lungomare, reagojnë dy ish-deputetët e Vlorës:

Dy ish-deputetët e PD në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj reaguan ndaj atentatit të ndodhur sot në zonën e Lungomares, ku mbeti i plagosur një qytetar i rastit.

Sipas dy ish deputetëve demokratë, sot sezoni turistik u hap me një ngjarje kriminale, duke provuar se krimi po merr çdo ditë e më shumë kontrollin, ndërsa sipas tyre policia është e orientuar të luftojë kritikët e qeverisë në pushtet.

Reagimi i Nada Meçorapajt:

Sot sezoni turistik ne Vlore,u hap me nje plagosur. Nje kalimtar, pa lidhje me ngjarjen, provoi ne trup pasojat e rendit te dale jashte kontrollit, te kontrollit te marre ne dore nga krimi, te krimit qe ka kapur timonin dhe tepsine e pushtetit.

Kjo eshte klima ne Vlore e Shkoder, ne Elbasan e shumekund. Ne kete klime Edi Rama kerkon te zhvilloje edhe zgjedhjet.

11 maji duhet te na mbledhe ne Tirane. Per t’i thene Jo nje regjimi qe ka humbur kontrollin mbi territorin dhe mbi veten.

Qe jetet tona te mos kontrollohen nga rastesia dhe krimi!

Qe Vlora dhe Shqiperia te pushojne, duhet te cojne me pushime Ramen!

Reagimi i Agron Shehajt:

Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit. Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.

Të fundit