Flash News

KRYESORE

Atentati në Lushnjë, nipi i Aldo Bares u largua nga lokali pak minuta para ngjarjes

Atentati në Lushnjë, nipi i Aldo Bares u largua nga lokali pak minuta

Dalin të tjera detaje në lidhje me atentatin e dyfishtë e një dite më parë, ku në një kafe në rrugë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit”, në Lushnjë u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagos miku i tyre Marius Xhepexhiu, ndërsa i shpëtoi mrekullisht plumbave Saimir Xhelili.

E ndërsa ngjarja na ktheu pas në kohë, duke na kujtuar vitin e mbrapsht ‘97 kur ligjin në Lushnje e bënin bandat, burime pranë policisë së Lushnjes konfirmojnë për “BalkanWeb” se në tavolinën ku pinin kafe viktimat dhe i plagosuri dyshohet se ka qenë pak minuta para masakrës nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i shoqëruar sot në polici për të dhënë detaje.

Edhe pse ai deklaroi se ndodhej tek berberi në momentin e masakrës, ka dyshime të forta dhe dëshmitarë që thonë se Shkurti u largua nga tavolina vetëm 30 minuta para ngjarjes.

Policia thotë se ka identifikuar autorët, ata dyshohet të jenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët pasi vranë deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.

Të fundit