Flash News

KRYESORE

Atentati në Sukth, Fjolla Morina i dedikon këngën ish-të dashurit që nuk jeton më

Atentati në Sukth, Fjolla Morina i dedikon këngën ish-të

"Si ta pranoj" titullohet kënga më e re e Fjolla Morinës, të cilën e ka sjellë në një bashkëpunim me Valon Bytyçin. Kjo këngë është një baladë e cila është një dedikim për ish-të dashurin e saj që nuk jeton më.

Fjolla Morina në klip është shfaqur e veshur komplet me të zeza dhe në një moment të klipit ajo viziton dhe varrin e tij.

Teksti është shkruar nga Rozana Radi.

Rreth dy vite më parë, u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.

Kujtojmë se Fjolla në një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News ka thënë diçka në lidhje me humbjen e ish-të dashurit të saj:

Kur Olsa e pyeti nëse është e zhgënjyer nga dashuria, këngëtarja u përgjigj:

"E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty.”

Të fundit