Flash News

KRYESORE

Atentati në Teksas, shkon në 27 numri i viktimave. Reagon Trump: Jam duke monitoruar nga Japonia

Sulmi i ndodhur në Teksas paraditen e sotme ka shkaktuar shumë viktima dhe shumë të plagosur.

“Daily Mail” raporton se deri tani numri i personave ë humbën jetën nga ky atentat të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë jë plagosur ku mes të plagosurve është dhe një fëmijë 2 vjeç, si pasoj e sulmi me armë.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe presidenti Trump i cili shpreh keqardhje për të gjithë viktimat dhe të plagosurit e këtij atentati duke deklaruar se është duke e monitoruar situatën nga Japonia.

“Zoti qoftë me njerëzit e Sutherland Spings, Teksas. FBI dhe forcat e ligjit janë në vend ngjarje. Jam duke e monitoruar situatën nga Japonia”, shkruan Trump në 'Twitter'.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i autori i cili shkaktoj këtë tragjedi në Kishën “Parë Baptise" në Sutherland Springs, por policia konfirmon se autori i masakrës është qëlluar për vdekje pas sulmit të nisur prej tij.

 

Të fundit