Flash News

KRYESORE

Atentati në Tiranë, objektiv ishte shoferi i fadromës që vrau Ardit Gjoklajn

Atentati në Tiranë, objektiv ishte shoferi i fadromës që

Shtetasi Edmond Kollari, 43 vjeç, ka denoncuar sot në polici se një person ka tentuar ta qëllojë me armë zjarri. Sipas 43 vjeçarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën ‘5 Maji’, në Tiranë, ku një person ka qëlluar në drejtim të tij dhe më pas është larguar.

Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe raporton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Edmond Kollari është shoferi i fadromës që aksidentoi për vdekje të riun Ardit Gjoklaj, më 7 gusht të 2016-ës. Ngjarja ndodhi në landfillin e Sharrës në kryeqytet, aty ku i mituri punonte pa kontratë dhe jashtë çdo rregulli të sigurisë.

Për vdekjen e Arditit asnjë person nuk është dënuar, ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat politike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si zyrtar përgjegjës për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën ‘5 Maji’, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit