Flash News

KRYESORE

Atentati në Vlorë, babai i Elidon Mehmetit tregon si qëndron e vërteta dhe nxjerr 'blof' policinë

Atentati në Vlorë, babai i Elidon Mehmetit tregon si qëndron e

Familjarët e Elidon Mehmetit, i cili u vra gjatë një atentati në qytetin e Vlorës, më 9 prill, mohojnë që djali i tyre të ketë qenë me precedentë të mëparshëm apo të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

Babai i tij, Maliq Mehmeti, shprehet se i biri nuk kishte asnjë konflikt dhe se nuk janë të vërteta aludimet e deritanishme se i biri ishte përfshirë në fushën e narkotikëve. Ai tregon pasaportën e Elidonit, në të cilën ka vula të shumta hyrjedaljeje në pika të ndryshme kufitare të Europës, që nga Vjena, Bolonja, Ankona etj., madje edhe pak kohë para se ai të qëllohej për vdekje me armë zjarri.

“Nuk është e vërtetë që djali im ka qenë arrestuar apo dënuar jashtë vendit dhe që ka pasur precedentë. Im bir lëvizte lirshëm dhe nuk kishte asnjë problem me policinë as në Itali dhe as në ndonjë shtet tjetër”, shprehet babai i Elidon Mehmetit, teksa tregon pasaportën e të birit, shkruan “Panorama”.

Të fundit