Flash News

KRYESORE

Atentati në Vlorë/ Disa persona të shoqëruar, gjendet e djegur makina e autorëve

Atentati në Vlorë/ Disa persona të shoqëruar, gjendet e

Policia e Vlorës ka shoqëruar 10 persona në lidhje me sulmin me armë të ndodhur në mbasditen e djeshme ku u plagosën me automatik dy persona. Gjendja e Nikollaq Çepajt, 36 vjeç është e rëndë, kurse ajo e Ronald Çepajt, 27 vjeç, e stabilizuar. Të dy janë banues në Vlorë.

Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu. Rreth orës 18:30, autori hyri në lokal dhe qëlloi në drejtim të Nikollaq Çepajt, por plumbat kapën në këmbë edhe kunatin e tij.

Nikollaq Çepaj, i cili para pak ditësh doli nga burgu, u arrestua në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar. Objektivi i atentatit u godit me pesë plumba, një prej të cilëve në kokë.

Pas kontrolleve, policia gjeti 2 orë pas atentatit një makinë të tipit Mercedes Benz me targa AA 918 OU u gjet i djegur totalisht në afërsi të fshatit Cerkovinë.

Të fundit