Flash News

KRYESORE

Atentati nga Ferracakut, zyrtarë të lartë të policisë dhe Krimeve të Rënda nga Tirana në Shkodër

Atentati nga Ferracakut, zyrtarë të lartë të policisë

Zyrtarë të lartë të policisë dhe një prokuror i Krimeve të Rënda kanë zbarkuar nga Tirana në Shkodër, një ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj Fatos Ferracakut, i njohur si tregtar peshku në Merkatën e Rusit.

Sipas ‘news 24’ ditën e sotme janë nisur nga Tirana drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish drejtor në policinë vendore të Shkodrës dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.

Mësohet se ata po analizojnë ngjarjen që tronditi një ditë më parë Shkodrën, si dhe pistat kryesore në të cilat po hetohet.

Deri tani nuk është identifikuar asnjë autor, ndërkohë që janë shoqëruar në polici si persona që mund të kenë dijeni mbi krimin disa persona në komisariat.

Të fundit