Flash News

KRYESORE

Atentati/ Objektivi ishte futbollist në Greqi, mediat i publikojnë letrën ‘Maradona-këmbëshpejtit’: Vjedh, por s’jam vrasës

Atentati/ Objektivi ishte futbollist në Greqi, mediat i publikojnë

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmë vonë në fshatin Poro në Vlorë.

Nga të shtënat me armë mbeti i vdekur 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë Eno Mata 32 vjeç. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestra, për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Disa muaj më parë ishte kthyer nga Greqia ku kërkohej si bashkëpunëtor në vrasjen e një avokati. Po ashtu, ai kërkohej edhe për grabitjen e dy argjendarive. Nga ana tjetër, Mata është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Madje, miqtë e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Pas ngjarjeve, Mata u kthye në Shqipëri dhe më vonë mediat greke publikuan një letër sipas tyre të shkruar nga Mata, ku sqaronte se ishte hajdut, por jo vrasës, akuzë për të cilën e ndiqte policia fqinje.

‘Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos (avokatit të vrarë), jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’, thuhej në letrën që mbyllej me ‘Maradona-këmbëshpejti’

Të fundit