Flash News

KRYESORE

Atentati/ Salianji rikthen denoncimin: ‘Rrumi’ ndihmoi Ramën në fushatë dhe kërcënoi me jetë demokratët në 2015

Një ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj ku mbeti i plagosur ai dhe dy persona të tjerë që ishin në të njëjtën makinë, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me anë të një postimi në facebook.

Salinaji ka sjellë në vëmendje një denoncim të bërë kohë më parë prej tij. Ai shkruan se njëri prej personave që mbeti i plagosur në këtë atentat, Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi’, ka ndihmuar Ramën në fushatë, si dhe ka kërcënuar me jetë përfaqësuesit e PD-së në zgjedhjet e vitit 2015.

“Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike”, shkruan Salianji.

Salianji kujton se si Land/Pëllumb Muharremi, sëbashku me Bert dhe Gëzim Hoxhën kërcënonin me armë mbështetës të PD-së.

Të fundit