Flash News

KRYESORE

Atentati te ‘Komuna e Parisit’, Hekuran Billa dyshohet se u vra nga vrasës me pagesë, lloji i armës si ajo e Gardës

Atentati te ‘Komuna e Parisit’, Hekuran Billa dyshohet se u vra nga

Dalin në dritë detaje të reja nga atentati i natës së mbrëmshme në zonën e ‘Komunës së Parisit’, një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Me breshëri plumbash u vra në makinën e tij të tipit BMW X6, 40-vjeçari Hekuran Billa, një emër i njohur për drejtësinë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas ‘ news 24’, Billa mendohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, sapo ka dalë nga një lokal ku ndodhej para atentatit dhe ka hyrë në mjet, duke patur parasysh të dhënat e deritanishme.

Mësohet se autorët kanë përdorur një armë krimi të llojit MP5, të paregjistruar në Shqipëri, e ngjashme me ato që përdor Garda e Republikës.

Po ashtu, edhe mjeti që kanë përdorur autorët kishte targa të vjedhura, që më pas u gjet e djegur në Pezë të vogël. Ndaj 40-vjeçarit janë lëshuar breshëri plumbash duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja.

Policia po heton në disa pista, por më e forta është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi në 2006-ën Billa vrau Pal Markun, 22 vjeç në Angli pas një konflikti për paratë e një parkimit që kishin së bashku. Pas krimit, Billa u dënua dhe më pas u ekstradua nga Anglia në Shqipëri.

Billa u lirua një vit më parë nga burgu.

Të fundit