Flash News

KRYESORE

Atentati te ‘Komuna e Parisit”/ Kush është këngëtari i njohur që e takonte rregullisht Hekuran Billën në burgun e Fushë Krujës

Atentati te ‘Komuna e Parisit”/ Kush është

Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë dhënë detaje mbi të shkuarën e Hekuran Billës, i cili u vra pak ditë më parë në një atentat në zonën e ‘Komunës së Parisit’, një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

Sipas gazetarëve në 'opinion', Billa para se të lirohej me kusht nga burgu i Fushë Krujës takohej nga njerëz që cilësohen ‘të fortë’, por edhe këngëtarë, si reperi Noizy.

“Unë e kam takuar personalisht në burgun e Fushë Krujës. Në burg e thërrisnin Lani. Debati ka nisur në Londër për parkingjet mes emigrantëve shqiptarë.

Janë rrahur mes tyre fillimisht dhe më pas Billa bashkë me një person tjetër qëelloi katër persona, ku mes tyre mbeti i vdekur Prel Marku në atë kohë 22 vjec. Në Angli u dënua me burg të përjetshëm.

Dosja e Billës u bë rekurs në gjykatën e lartë, e cila vijon të jetë e mbuluar nga pluhuri, pasi gjykata nuk kishte anëtarë për ta shqyrtuar , ndërsa më pas Billa bëri një sërë kërkesash në gjykatën e Krujës.

Në 2019-ën gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe fitoi ulje dënimi, e cila më pas e liroi me arsyetimin se ishte io varfër.

Ndërkohë nga ana tjetër, Billa u qëllua në një automjet që kushton miliona, kishte biznese.

Billa takohej në burgun e Fushë Krujës nga ata persona që konsiderohen të fortë, apo njerëz të artit. Këngëtari Noizy është njëri”, tha Lala.

“Ata kanë investuar që ai të dalë nga burgu”, u shpreh Hoxha.

“Atë nuk e di, por di që Noizy e takonte rregullisht në burgun e Fushë Krujës, ndërkohë ka marrë pjesë edhe në varrimin e tij bashkë me emra problematikë të botës së krimit”, shtoi Lala.

Të fundit