Flash News

KRYESORE

Atentatin në Lushnjë, reagon vëllai i Zamir Latifit: O do më vrasin edhe mua, o do ti vras unë ata

Ngjarja e djeshme në Lushnjë tronditi mbarë opinionin publik.  E madhe është dhimbja e familjarëve të dy viktimave , Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës të cilët mbetën të vrarë nga atentati i djeshëm.

Nëpërmjet një statusi në Facebook vëllai i Latifit ka bërë një dedikim për vëllanë e tij ku kujtonte momentet që kanë kaluar bashkë.

“Shpirti im si kemi qeshur para tre ditësh, dhe me the që kështu dua të shoh gjithmonë të qeshur, por sot mi mbylle sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime shpirti i vëllait. Të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë vëllai im”, shkruan Mario.

Pas këtij postimi vijuan komente nga të njohur të Latifit, ndër to është komenti i vetëm i Mario Corona, (emri i vëllait të Zamir Latifit në Facebook)  “ O do më vrasin edhe mua, ose do t’i vras unë ata që vranë shpirtin tim, zemrën time”- komenton Mario.

Të fundit