Flash News

KRYESORE

"Atentatori i Ardjan Çapjas, qitës specialist", Hoxha: Kush mund të realizojë qitje nga 250 distancë

"Atentatori i Ardjan Çapjas, qitës specialist", Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha duke komentuar atentatin e bërë ndaj Ardjan Çapjas mëngjesin e sotëm. Në një intervistë për Abc News, Hoxha ka hedhur dyshime se personi që ka zhvilluar atentatin mund të jetë një qitës i specialist.

Gazetari tregon se përmes kësaj goditje, kushdo që ka ndërmarrë sulmin ka patur në plan të “hiqte qafe” trurin e kësaj familje.

Ardjan Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund ti atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orës 9, me sa duket është orari që mund t’i favorizojë qitësit”, u shpreh Hoxha.

 “Truri i fisit Çapja, kush mund të realizojë një qitje me 250 m distancë. Zakonisht snajperat godasin objektivat e vështirë. Zgjidhet një snajperit për këto lloj goditjesh. Snajperistët janë ish ushtarakë ose ish pjesëtarë të forcave speciale. Aktualisht janë 3 snajperistë në gjithë Shqipërinë.

Në këto lloj atentatesh snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, janë qitës të specializuar, që masin edhe shpejtësinë e erës kur qëllojnë dhe kanë parasysh edhe elementë të tjerë, që ata e masin për të realizuar një qitje të saktë.

Me aq njohuri sa kam, Shqipëria nuk ka shumë forca speciale. RENEA, maksimumi mund të bëhen dy grupe. Policia s’ka trupa të tjerë specialë përveç RENEA-s. Në Shqipëri kemi shumë pak snajperistë, e gjej të pavend që këta njerëz që sakrifikojnë jetën dhe familjen e vet, ata janë një armë që shteti duhet të vendosë ose ta mbajë vetë ose do ta lërë ta marrin të tjerët.

Kjo është një ngjarje që duhen pasur parasysh disa elementë. Këto atentate kanë kosto, sepse objektivi është shumë i vështirë. Ardjan Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund ti atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orës 9, me sa duket është orari që mund ti favorizojë qitësit.

Të gjitha tentativat për t’i eliminuar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë”, ka thënë Hoxha.

Të fundit