Flash News

KRYESORE

Athina dhe Ankaraja ulin tensionet, Ktozias vizitë zyrtare në Turqi

Athina dhe Ankaraja ulin tensionet, Ktozias vizitë zyrtare në Turqi

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë në Izmir në kuadër të inaugurimit të ndërtesës së rinovuar të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Greke.

Gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, do të marrë pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu. Me këtë rast, dy ministrat e Punëve të Jashtme do të mblidhen së bashku dhe do të diskutojnë çështjet që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe.

Athina dhe Ankaraja po bëjnë përpjekje për të ulur tensionet midis tyre, në një kohë kur SHBA i ka vendosur turqit në një presion të madh ekonomik.

Të fundit