All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Athina fut "Kalin e Trojës" në grupin shqiptar? Denoncimi i Berishës: Spiuni ka gjetur rrugën të hyjë brenda institucioneve; harta e detit e realizuar prej tij

Athina fut "Kalin e Trojës" në grupin shqiptar? Denoncimi i
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të listës me emrat e zyrtarëve të zgjedhur për zhvillimin e negociatave për detin me Greqinë. Ashtu siç ishte raportuar më parë në media, Berisha denoncoi praninë në grup të ushtarakut Artur Meçollari, i cili është shkarkuar në 2012-ën nga posti zëvendës komandantit të Flotës Detare pasi rezultoi se ishte përfshirë në afera spiunazhi.

All - Paragraf - 3

Ndonëse Berisha nuk pranoi të deklaronte se për kë shtet të huaj kishte punuar Meçollari, ai la të kuptohet se bëhet fjalë për Greqinë.

“Ky përbën një super skandal, sepse jam i sigurt që e gjithë marrëveshja (e detit) është bazuar në vizatimet e këtij spiuni (Artur Meçollarit), që pasqyrojnë interesa shqiptare, por të vendit që ai i shërben”, tha ndër të tjera Berisha.

Ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të tregohet i kujdesshëm dhe të zbatojë të gjitha kompetencat që i jep funksioni për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pjesë është një ish-spiun, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të “SHIU”-t dhe të dhëna të tjera, gjithçka e realizuar nëpërmjet Prokurorisë. Ky spiun, siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet, nuk i është drejtuar gjykatës sepse faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e vendit nga ku merrte rrogën tjetër, për t’u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar. Nëse ju kujtoj deklarat e zëdhënësit të Edi Ramës, Ditzi Bushati, se nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por politike, dhe prapa tij nxjerr kokën në Korçë njeriu i larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ky përbën një super-skandal, sepse jam i sigurt që e gjithë marrëveshja është bazuar në vizatimet e këtij spiuni, që nuk pasqyrojnë nteresa shqiptare, por të vendit që i shërben.

Sot për herë të parë në histori, në krye të Forcave Detare është një gjeneral që merr vesh nga flota aq sa merrni vesh ju të gjithë këtu, që dini notin. Ai është i respektuar dhe nuk kam asgjë personale, por nuk mund të emërohet në krye të flotës një njeri që nuk ka asnjë lidhje me detin dhe flotën.

“CV” e dy bashkëkryetarëve, kush janë Ylber Dogjani dhe Armand Skapi që do udhëheqin negociatat e detit; njëri i specializuar në Greqi

Të fundit