Flash News

KRYESORE

Athina hakmerret ndaj gazetarit Aleksandër Çipa, i heq nënshtetësinë edhe 7 zyrtarëve të tjerë shqiptarë

Athina hakmerret ndaj gazetarit Aleksandër Çipa, i heq

Ministria e Brendshme e Greqisë ka vendosur t’i heqë nënshtetësinë greke gazetarit shqiptar, Aleksandër Çipa. Çipa është me prejardhje nga Himara dhe në media ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër idesë së helenizimit të këtij rajoni.

Është gazeta “Proto Thema” ajo që ka bërë të ditur nismën e qeverisë greke për t’iu hequr nënshtetësinë disa zyrtarëve dhe qytetarëve shqiptarë që i konsideron si kundërshtar të minoritetit grek dhe bashkëpunëtor me qeverinë e Tiranës.

Kjo nismë e Athinës vjen pas vendimit për t’i hequr nënshtetësinë kryebashkiakut të Himarës, Gjergji Goros, i cili u akuzua si bashkëpunëtor i Edi Ramës për dehelenizimin e zonës.

Përveç gazetarit Çipa, pjesë e kësaj liste janë këshilltarë të bashkisë së Himarës, si dhe kryepleqtë e Dhërmiut dhe Qeparoit.

Lista e publikuar nga “Proto Thema”:

Fotis Karavelas: Kryetari ikëshillit bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimadhes. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokëdhima: Kryeplak i fshatit Qeparo. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të emigrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve.

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

Të fundit