Flash News

KRYESORE

Athina refuzon Ramën: Takimi me Tsiprasin është i parakohshëm

Athina refuzon Ramën: Takimi me Tsiprasin është i

Athina zyrtare ka refuzuar një takim të mundshëm të kryeministrit grek Aleksis Tsipras me homologun shqiptar, Edi Rama. Ishte Rama që shprehu dëshirën dhe foli për mundësinë e një takimi me Tsipras, që sipas tij ishte përfshirë në agjendë, por për palën greke kjo është e parakohshme.

Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos në një konferencë me korrespondentët diplomatikë në Ministrinë e Jashtme, tha se nuk është përcaktuar deri më tani as vendi dhe as koha e takimit.

"Është e parakohshme të paracaktojmë ndonjë përmbajtje të takimit apo nëse ai do të nxisë më tej diskutimet, sepse ne presim që pala shqiptare të reagojë në lidhje me ligjin për pakicat. Është logjike që dy udhëheqësit të takohen në një moment për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Katsifas", tha zv/ministri i Jashtëm grek.

Sipas Katrougalos, negociatat midis të dyja palëve ishin pranë përfundimit, por ato ngecën pas largimit të Nikos Kotazias nga posti i ministrit të Jashtëm dhe ngjarjeve të Bularatit.

Të fundit